Mbërrijnë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza”

Mbërrijnë 11 mijë e 700 vaksina Pfizer në aeroportin

Kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” 11,700 vaksina Pfizer.

Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa njofton se  deri më tani në vendin tonë kanë ardhur mbi 967 mijë doza vaksinash.

“Aeroporti “Nënë Tereza” - 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 967 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani”- shkruan Rama.

Në vendin tonë kanë mbërritur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik dhe  Coronavax.

EMISIONET