Mbante armë dhe municione luftarake, arrestohet 38-vjeçari në Kurbin
Është vënë në pranga një 38-vjeçar nga Kurbini i cili mbante armë zjarri me vete dhe në banesë.
38 vjeçari është shtetasi me inicialet A. Gj banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Kapja e tij u bë e mundur falë operacionit policor të koduar “Zastava”.
"Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, i kanë gjetur në një çantë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.