Mat/ Lanë fshatin e ikën në emigrim, i bashkoi festa e "Gurit të Bardhë"

Dhjetëra fshatra në Shqipëri po boshatisen për shkak të emigrimit të banorëve. Fshati Guri i Bardhë në Mat, edhe pse ka pothuajse 80 % të banorëve të larguar, ka festuar këtë fundjavë festën e fshatit që shihet si mundësi edhe ribashkimi. Ata që janë larguar u rikthyen në fshat për tu takuar e festuar me familjarë e të afërm.

Këngë, valle e ushqim tradicional. Banorët e fshatit Guri i Bardhë në Mat u mblodhën për të festuar së bashku.

Çdo vit, të dielën e dytë të gushtit banorët që jetojnë aty dhe ata që kanë ikur, rikthehen për tu takuar së bashku.

"Më përpara bëheshin dasmat e takoheshim në dasma, por duhet të organizojmë dhe takime të tilla të bashkojmë brezat"

Duke qene se pothuajse 80 për qind e banorëve kanë ikur nga fshati, kjo shihet si mundësi e mirë për tu ritakuar me njëri tjetrin.

"Mbi 80% e fshatit është në emigrim dhe të rinjtë nuk njohin njëri tjetrin, prandaj kemi menduar të organizojnë festën të dielën e dytë të muajit gusht"

Janë larguar të gjithë. E trishtë. Nuk ka më lindje. Kanë ngelur shumë pak banorë

Një ndër problemet kryesore që po përballet fshati Gurë i Bardhë është rruga, që edhe pse fshat turistik askush nuk ka investuar

I kemi kërkuar ndihmë bashkisë por na thonë s'kemi fonde. Dora e shtetit është zero këtu"

Veç banorëve të fshatit vizitorë vendas e të huaj zgjedhin që ta vizitojnë Gurin e Bardhë që është kthyer në një destiancion në rrethin e Matit.

EMISIONET