Mateo Spaho: 65-70% e deputetëve nuk i kanë lexuar ligjet që kanë aprovuar

I ftuar në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli në RTV Ora, pedagogu Mateo Spaho, shprehet se 65-70% e deputetëve në Parlament nuk i lexojnë ligjet që i aprovojnë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, lexon vetëm titujt kryesor

Mateo Spaho: 65-75% e deputetëve nuk i kanë lexuar ligjet që kanë aprovuar. Çështja është përgjegjësi publike. Një pjesë e deputetëve as që i lexojnë ligjet, ndërkohë pjesa tjetër nuk e çojnë leximin deri në fund, por lexojnë titujt kryesor. Këto deputetë marrin urdhër nga parti politike dhe ngrenë dorën dhe thonë po.

E gjithë çështja është ti futesh në politikë për të marrë vendim për interes publik apo për interesin e disa personave. Shteti përdoret si instrument për të goditur tjetrin. Jemi në një situatë ku të dyja palët kanë miq nga e njëjta parti sa është bërë një luftë brenda të së njëjtës parti. Është një punë që tragjedia është bërë komedi dhe komedia është bërë tragjedi. Dhe përfundimi i të gjithë kësaj është se pasojat i vuan Shqipëria.   

EMISIONET