Mashtruan europianët nga Call Center, arrestohet bashkëjetuesja shqiptare e polakut, ai ende në arrati

Mashtruan europianët nga Call Center, arrestohet bashkëjetuesja

Bie në prangat e  policisë së Shkodrës 21-vjeçarja Alma Sokoli, bashkëjetuesja e polakut Pawel Wziontek që kishte ngritur skemën e mashtrimit financiar me Call Center prej gati një viti në Shqipëri.

"Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme "Shqiponja", bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigursë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave” njoftoi policia.

Pesë ditë më parë Gjykata e Shkodrës nxori nga burgu tetë punonjësit e Call Centerit ilegal, të akuzuar për mashtrim financiar të shtetasve europianë.

Organizatori i skemës,27-vjeçari polak, mbetet ende në arrati.


Ata përdornin platformat Vicidial, Forex dhe Exchange, ndërsa në shënjestër ishin kryesisht gjermanët dhe spanjollët të cilëve u ofronin mundësinë e jetës për tu bërë të pasur me investime në bursë.

Kur viktimat e mashtrimit bindeshin, para transferoheshin në një llogari bankare që kontrolloheshin nga polaku.

Kjo taktikë përdorej disa herë, ndërsa në rast se qytetari e kuptonte se po mashtrohej, punonjësit e Call Center-it bllokonin kontaktin.

27-vjecari polak për ti shpëtuar një operacioni ndërkombëtar për mashtrimet financiare përmes Call Centerave nga Shqipëria kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në mënyrë të fshehtë.

Autoritetet shqiptare sinjalizuar nga homologët e huaj për veprimtarinë e paligjshme që që po lulëzon në vendin tonë.

EMISIONET