Mashtroi 56-vjeçarin duke i marrë 23 mijë € për t'i botuar një libër me poezi, arrestohet 43-vjeçari

Mashtroi 56-vjeçarin duke i marrë 23 mijë € për

Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. 43-vjeçari kishte arritur të përfitone 23 mijë euro nga një 56-vjeçar në Itali me premtimin se do ti botonte një libër me poezi.

Policia bën me dije se i arrestuari Bledi Filipi akuzohet për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale.

“Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Book”.

Gjatë operacionit u ndalua shtetasi B. F., 43 vjeç, banues në Divjakë, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”. Ky shtetas dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shumën 23 000 euro nga një 56-vjeçar, banues në Itali, me premtimin se do ti botonte atij një libër me poezi. Gjithashtu, dyshohet se nëpërmjet disa videove personale e ka shantazhuar, duke i kërkuar para për mospublikimin e videove në rrjetet sociale.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

EMISIONET