Sondazhi i Noto & RTV Ora: Shumica e demokratëve besojnë se ka një pakt "Rama - Basha". Ka dhe socialistë që e besojnë
Sipas jush, është e vërtetë apo nuk është e vërtetë që Basha ka bërë një pakt me Ramën që të mund të eleminojë Berishën nga politika shqiptare?
Mbi 58 % e anëtarësisë së demokratëve besojnë se Basha ka bërë pakt me Ramën që të eliminojnë Berishën.
Teza e një "pakti" mes Bashës e Ramës mbështetet nga Berisha dhe mbështetësit e tij në foltoren e demokratëve por kundërshtohet nga vetë kreu i PD-së.
21 % e anëtarësisë së demokratëve nuk di të japë përgjigje kësaj pyetjeje, ndërsa 16 % e tyre nuk e besojnë.
Intersant është fakti se ka dhe socialistë, 20.7 % që besojnë se ka një pakt "Rama - Basha", kundrejt 43.9% që nuk besojnë.
Nga zgjedhës që nuk janë të PD-së, ata që nuk besojnë në këtë pakt më shumë janë nga LSI.
Lexoni ketu te gjitha te dhenat e sondazhit Noto & RTV Ora
Me detaje
Mes të anketuarve të PS-së 43.9% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë, ndërsa 20.7% është e vërtetë. Ndërsa 35.4% e tyre Nuk e di.
Demokratët besojnë që ka pakt Rama-Basha dhe 57.6% e tyre janë përgjigjur Është e vërtetë, ndërsa 25.8% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë.
Mes të anketuarve të LSI-së, 71% nuk besojnë se ka pakt Rama-Basha dhe vetëm 15.8% e tyre janë përgjigjur është e vërtetë. Ndërsa 13.2% janë përgjigjur Nuk e di.
Mes anëtarëve të PD-së, 16.6% e tyre janë përgjigjur Nuk është e vërtetë, ndërsa 58.4% e tyre Është e vërtetë. 25% e anëtarëve demokratë janë përgjigjur Nuk e di.