Manjani: Drejtuesit e PD-së të ndërpresin kontaktet me Yuri Kim, e sheh të keqen vetëm te opozita

Manjani: Drejtuesit e PD-së të ndërpresin kontaktet me Yuri Kim,

Përmes një postimi në Faceook, ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren Yuri Kim.

Manjani shprehet se  një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë.  

Manjani: Për mendimin tim drejtuesit e Partisë Demokratike duhet të ndërpresin kontaktet me Ambasadoren Yuri Kim. Është e papranueshme të vijohet komunikimi me diplomatë që të tregojnë se ç’duhet të bësh. Për më tepër, nuk ofrojnë asnjë garanci në këmbim. Është vendi të kujtojmë se si qeveria shkatërroi rregullat e zgjedhjeve dhe zonja Kim thjesht ra squk, megjithëse po luante rolin e garantit politik. Nuk e di ç’i duhet opozitës një ambasadore e tillë, që jo vetëm nuk ndihmon, por guxon edhe fyen një parti të tërë!?  

Mendoj se një ambasadore e tillë e cila nuk e sheh të keqen tek monizmi dhe monistët, por merret me opozitën si gazetë e qeverisë, nuk i bën punë as Shqipërisë. Defakto, nëse zbatohen rregullat e konventës së Vienës, zonja është nongrata. Mund ta mbajë qeveria moniste e Edi Ramës për punët e veta, por ajo smund t’u tregojë shqiptarëve se ç’duhet të bëjnë në vendin e tyre! E ka të ndaluar! Kolegët e saj kudo në Evropë përzihen nga vendet ku shërbejnë për shumë më pak.

EMISIONET