Manjani: Berisha lider absolut, idetë e tij duhen mbështetur. Basha në çdo skenar është i humbur

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, shprehet se Partia Demokratike aktualisht nuk është një parti konkurruese.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, Manjani është thekson se nisma e ish-Kryeministrit Sali Berisha e ashtëquajtur ‘Foltore’ i ka shërbyer Partisë Demokratike, teksa shton se idetë e Berishës duhen mbështetur.

Ylli Manjani: Partia demokratike sot nuk është një parti konkurruese. Është një ngjarje gati me përmasa tragjike. Partia demokratike që është partia e dytë më e madhe në vend është katandisur në gjendje moskonkurimi. Në këtë kuptim mendoj se “Foltoret” e Berishës i kanë bërë një shërbim mjaft të madh PD, mjedisit demokratik. Idetë e Berishës nëpërmjet këtij procesi meritojnë mbështetje. E para është ideja e primareve, e dyta është ideja fraksioneve në parti,  pra nuk përjashtohesh nga partia se pse mendon dhe e treta është ideja e kolegjialitetit, pra vendosin institucionet e atij komuniteti për çdo gjë. Këto meritojnë mbështetje, pavarësisht vlerësimit na pëlqen apo jo Berisha.

Manjani thotë se Berisha është lider absolut ndërsa shton se Kryedemokrati Lulzim Basha në çdo skenar është i humbur.

Ylli Manjani: Mua më vjen keq që Bashës i është prishur galixhandi i fjalorit. Fjalët ‘Llum”, i bie që është autogol shumë i madh. Nëse PD ka qeverisur me llum, i bie që Basha të jetë llumi. Nuk e di nëse e kupton Basha se çfarë thotë. Berisha ishte dhe mbeti lider absolut. Nëse PD miraton një statut të ri, askush nuk ndihet i kërcënuar. Basha mund të jetë fraksion në PD dhe askush nuk përjashtohet. Përplasjet midis personave nuk janë në dorë të askujt Basha ka çel një betejë që nuk duhet ta çelte, sepse në çdo skenar, Basha është i humbur.

Përgatiti për online Anila Kolgjini. 

EMISIONET