Manjani: A është dakord familja Lipa me këtë sjellje të Ramës, se shqiptarët janë neveritur

Manjani: A është dakord familja Lipa me këtë sjellje të

Ish-ministri, Ylli Manjani, duke komentuar takimet e fundit të zëshme të kryeministrit Edi Rama, atë me Dua Lipën dhe familjen e saj dhe shëtitjen e një dite më parë në Shkup me Vuçiç thotë se duhet të ndalet teatri antikomb.

Në një postim në facebook, Manjani shprehet se në një situatë normale qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës në jenë krah njëra-tjetrës dhe jo përballë. Aq më pak kurriz në kurriz!

"S'ka pikë kuptimi të bësh foto me Dua e Dukagjin Lipën dhe 2 ditë më pas të ulesh në krah të serbit Vuçiç. Krah serbit e përballë shqiptarit Albin. Këtë të fundit madje edhe ta denigrosh… Pikë, po pikë kuptimi ska!Nuk e di a është dakord familja Lipa me këtë sjellje të Ramës, por qartësisht shqiptarët në Shqipëri e Kosovë duhet të jenë të neveritur. Ky teatër i shëmtuar antikomb duhet të ndalet disi" shkruan Manjani.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të takohen të sot në Shkup në kuadër të Forumit ekonomik për bashkëpunim rajonal, por edhe asaj që deri tani njihej si "mini-Shengeni" Ballkanik, por që tani do të marrë një emër të ri.

Në takimin e tre liderëve të rajonit nuk do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

EMISIONET