Manastirliu: Kemi marrë 25 milionë euro hua shtesë për sistemin shëndetësor

Pas mbledhjes së këshillit të ministrave, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se është miratuar financim shtesë për sistemin shëndetësor.

Manastirliu bëri me dije se paratë e akorduara, që vijnë si një fond nga Banka Botërore do të përdoren për të përmirësuar infrastrukturën në spitale dhe shërbimin e tyre.

Manastirliu: Sot qeveria shqiptare ka miratuar një projektligj të rëndësishëm për marrëveshjen e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë të projektit “Për përmirësimin e sistemit shëndetësor” në vlerën 25 milionë euro. Është një projekt i cili vjen në kohën e duhur pasi ne jemi në një reformë të rëndësishme të sistemit shëndetësor. Një reformë e cila do të fillojë implementimin e saj menjëherë pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të ligjit “Për kujdesin spitalor në Republikën e Shqipërisë” ku pjesë e këtij ligji është gjithashtu dhe modeli i ri i autonomisë spitalore. Ajo do të sjellë efiçencë të shërbimeve. Kjo marrëveshje huaje, është marrëveshje që garanton vijimin e reformave. Në aspektin e parë për rinovimin e infrastrukturës spitalore. Edhe pse në një periudhë të vështirë s’i kemi ndalur investimet. Sikurse materniteti i Lezhës, i Beratit, që kanë përfunduar vitet e fundit.

Përfunduam spitalin pediatrik, kemi përfunduar spitalin pediatrik të Durrësit. Çelim javën tjetër spitalin pediatrik të Elbasanit. Kjo mbështetje financiare, do të vijojë mbështetjen për infrastrukturën spitalore. Do të përfundojmë 4 spitalet rajonale ku po punohet për sistemin digjital. Janë bërë hapa përpara sa i përket shërbimeve online dhe ato shërbime që kanë reduktuar burokracitë. Jemi të bindur që ky projektligj që presim të kalojë në Kuvend do i hapë rrugën një faze të re.

EMISIONET