Malltezi: Qeveria po lë gjurmët e vjedhjeve te të moshuarit. SPAK s’vepron se është i implikuar nga Rama
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka publikuar dokumente të reja lidhur me skemën e aferës së incineratorit të Tiranës. Ajo tha se kompanitë që janë caktuar për të kryer punimet për inceneratorin e kryeqytetit dhe kryejnë evazion fiskal përmes faturave fiktive. Sipas saj dy pensionistë kanë blerë biznese me 30 milionë dollarë dhe se gjithë ky evazion fiskal që po denoncohet në një kohë kur kompania nuk gjendet.
Në lidhje me këtë, Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, në një intervistë për Ora News, tha se kjo është një aferë e përmasave të paimagjinueshme, por është edhe një kronikë e një vjedhje të paralajmëruar.
Ai tha se kjo ishte paralajmëruar që në 2015 nga PD, ndërsa akuzoi qeverisë se gjurmët e vjedhjeve po i lënë tek të moshuarit.
Jamarbër Malltezi: Kjo është një aferë e përmasave të paimagjinueshme, por është një kronikë e një vjedhje të paralajmëruar. Për herë të parë u paralajmërua nga PD që në muajin prill të 2015. Atëherë Këshilli Bashkiak nuk dinte se do bëhej një incineratorë në Elbasan. Ajo që ne po shohim tani është mënyra se gjurmët e vjedhjeve të ia lënë personave 90 vjeçar. Këtu jemi te pika e ku duam të fshijmë dhe vjedhim. Ajo që po shohim tani janë skandale pas skandaleve, sepse SPAK nuk vepron.
Po ashtu ai ka lëshuar edhe akuza ndaj SPKA duke thënë se nuk po vepron pasi është i implikuar nga Edi Rama. Ndër të tjera ai u shpreh se në vendin tonë kemi një drejtësi me regji të George Soros.
Jamarbër Malltezi: SPAK ka dy vjet që mund të vepronte por nuk vepron për të vetmen arsye se këtu është implikuar direkt që Edi Rama, Arben Ahmetaj. Drejtësia është me regji e jo e pafuqishme. Regjinë e ka Sorosi. Duket se Soros nuk i ka dhënë urdhër që të veprojë. Mafia siciliane nuk ka arritur ndonjëherë këtu. Këtu kemi të bëjmë me veprime që janë të trasha, e harbute. Kanë siguri të jashtëzakonshme, direkt nga Rama që nuk do i hyjë gjemb në këmbë. Rama lë persona, sekondar dhe lë persona për afera që nuk janë të rëndësishme. Alqi Bllako akuzohet për një çështje që është 150 mijëj eurosh në thelb.
Në këtë histori që kemi dhe shkelje kontraktuale. Në një moment janë prezantuar me një palë tjetër dhe në një moment me një palë tjetër, që për të gjitha këto nuk ka vepruar drejtoria e konsensioneve. Këtu në këtë mes është një vjedhje masive, në të cilën është direkt, Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe mbrojtja politike e Gjeorgje Soros dhe kukullave të tij.
Teksa ka thënë se drejtësia është e kapur, Malltezi tregoi pyetjet që duhet të ngrejë SPAK për të hetuar që nga maja e piramidës çështjen e incineratorëve
Jamarbër Malltezi: Drejtësia është e kapur dhe kemi të bëjmë me një fasadë të drejtësisë. Është një drejtësi me regji. SPAK duhet të kishte vepruar, ka dy vjet që nuk vepron. Ajo që ka bërë SPAK sot është të lajë duart. Pra jo të shkojë drejt majës, por drejt fundit, drejt fundit është të shkoj drejt 90 vjeçarëve që nuk kanë asnjë pasuri. Që i ka marrë dikush firmën me gënjeshtër apo shpërblimi të papërfillshëm dhe hajde t’i fusim në rrugë qorre. SPAK duhet të bëjë disa pyetje të thjeshta fare, pse u shkel strategjia e mbetjeve? Pse u vonua ligji? Pse nga mbetje të diferencuara në incinerim? Pse u pranua kjo kompani që sapo ishte krijuar. Pse ishte Arben Ahmetaj? Kush i dha garanci ministrit Koka që ta firmoste.
Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.