Mali i Zi prezanton ligjin Antimafia, konfiskim pasurive të paligjshme

Mali i Zi prezanton ligjin Antimafia, konfiskim pasurive të paligjshme

Të mërkurën në Podgoricë qeveria malazeze, në një konferencë me gazetarë ka prezantuar një iniciativë ligjore, mbi bazën e të cilës do të konfiskohen pasuritë me origjinë të paligjshme, e cila pas një debati publik do të paraqitet në parlament për miratim.

Zv/kryeministri Dritan Abazoviq tha se ligji do të kontribuojë ndjeshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky është një ligj i qartë dhe shumë ambicioz me qëllim që t’i jepet fund pasurimit të paligjshëm shtoi ai.

“Unë do ta quaja një ligj kundër mafies”, tha zoti Abazoviq.

Ai tha se pret mbështetjen e 81 deputetëve në Kuvend.

Zoti Abazoviq shtoi se "atyre personave që nuk e provojnë dot se pasuritë e tyre nuk janë vendosur në mënyrë të ligjshme, do t'u konfiskohen automjetet, shtëpia, apo jahtet, të cilat do të bëhen pronë e Malit të Zi”.

Konfiskimi i pasurive me origjinë të paligjshme do të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve malazeze, u tha gjatë konferencën me gazetarë.

EMISIONET