Mali i Zi kthen mbrapsht punëtorët ditorë për të dytën ditë radhazi: Nuk i njohin testet, kërkojnë 20 €

Punonjësve ditorë që punojnë në Malin e Zi nuk u njihen testet anti covid e një pjese as vaksinat që kanë kryer.

"Për 20 euro punoj, shiko si më janë çarë duart."

Prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm ata ndodhen në këtë doganë dhe situata mbetet problematike.

"E kemi testin, e kemi pasur çdo herë. Por 20 euro duhen paguar se s'bën, nuk bën ndryshe thotë."

Ato akuzojnë shtetin shqiptar që sipas tyre nuk u njeh testet, duke i penalizuar, pasi në Mal të Zi sigurojnë jetesën.

"Jam çuar që në orën 03:00 të mëngjesit për bukë goje. Ne nuk jemi kriminelë si na ka bërë Edi Rama, ne jemi thjesht punëtorë."

E njëjta situatë ishte edhe një ditë më parë, ku punonjësit ditorë u përplasën dhe me policinë.

Me hyrjen në fuqi të masave shtrënguese nga Mali i Zi, nga ky 14 Shtator, certifikata e vaksinimit ose testet negative për covid janë kusht për të lëvizur nga Shqipëria drejt të gjitha vendeve fqinje.

EMISIONET