Mali i Zi kthen mbrapsht punëtorët ditore, dyshime për teste false,kaos e përplasje me policinë

Dhjetra persona, kryesisht punëtorë ditore nuk u lejuan të futen në Mal të Zi përmes Doganës së Hanit të Hotit, në ditën e parë të hyrjes në fuqi të masave të reja shtrenguese kundër Kovid 19.

Autoritetet malazeze kanë krijuar dyshime se testet ishin të falsifikuara, ndërsa kjo situatë shkaktoi kaos e përplasje me policinë të udhëtarëve në tokën shqiptare.

Kaos, radhe dhe tensione u krijuan në pikën doganore të Hanit të Hotit në orët para pas hyrjes në fuqi të masave shtrenguese anti kovid nga Mali i Zi sot, 14 shtator.

Disa dhjetra punëtorë sezonale ose ditore nga shqipëria nuk u lejuan të kalojnë kufirin.

Autoritetet malazeze sipas burimeve kanë pasur dyshime se testet anti kovid ishin të falsifikuara, ndërsa të vaksinuarit thanë se u kthyen pas për shkak të problemeve me çertifikatën e vaksinimit

"600 - 700 persona që shkojnë në Mal të Zi për të nxjerrë bukën e gojës dhe janë bllokuar sot" thotë një punëtor. 

Për pasojë në pikën kufitare pati edhe disa minuta tensioni mes udhëtarëve dhe forcave të policisë për të cilat një person u shoqërua.

Mali i Zi kthen mbrapsht punëtorët ditore, dyshime për teste

Situata u normalizua gjatë ditës dhe lëvizja përmes Doganës së Hanit të Hotit vijon pa problem.

Me hyrjen në fuqi të masave shtrenguese nga Mali i Zi, nga ky 14 Shtator, çertifikata e vaksinimit ose testet negative për kovid janë kusht për lëvizur nga Shqipëria drejt të gjitha vendeve fqinje.

EMISIONET