Malaj: Me këtë nismën për shkarkim Meta si Trump që dy herë kaloi Impeachment

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Financave, Arben Malaj u shpreh se me këtë nismën për shkarkim Meta është bërë si Trump që dy herë kaloi tentativën për Impeachment të presidentit.

Malaj: Me këtë nismën për shkarkim Meta është bërë si Trump që dy herë kaloi tentativën për Impeachment të presidentit. Miqësisht i them presidenti që ia vend kërkon një etikë maksimale, sidomos me diplomatët.

Pretendimet e socialistëve që përdorin argumente se president po na prish marrëdhëniet me partnerët strategjikë kjo pastaj është vajtuese. Ata dështuan me herën e parë. Rama vetë e tha tani se nuk e shkarkojnë dot, por do të vazhdojnë me hapat. Por cili është përfitim i Shqipëri këtu?

EMISIONET