Makina përplaset me biçikletën në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën 61-vjeçari

Një 61-vjeçar që po lëvizte me biçikletë humbi jetën mëngjesin e sotëm ndërsa u përplas nga një makinë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme.
"Mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin Nikoll Gega, 54 vjeç, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi Isa Hasmuja, 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61-vjeçari ka ndërruar jetë" njoftoi policia.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Nikoll Gega, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.