Makina përplas motorin, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Greqi

Makina përplas motorin, humb jetën 29-vjeçari shqiptar në

Një aksident i rëndë, ka ndodhur në Greqi, ku një  29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik.

Mediat greke bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (24 Maj) në Kamari të Thires, ku shqiptari, i cili ishte me motorr është përplasur anash me një makinë, e cila drejtohej nga një 30-vjeçar.

Ai u dërgua menjëherë në spital por nuk ka arritur që t’u mbijetoj plagëve të marra.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen hetimet në lidhje me rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

EMISIONET