Magazina e drogës në Tiranë, 7 në pranga, 3 prej tyre punonjës të OSHEE-së, Çollaku: Mbikëqrja në atë zonë ka munguar, aktiviteti ka pasur siguri

Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi kishin kthyer një magazinë në shtëpi bari, të zbuluar një ditë më parë në rrugën 'Hamdi Pepa' në Tiranë. 3 prej të arrestuarve janë punonjës të OSHEE.

I ftuar në studion e lajmeve të "Ora News", nëpërmjet një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", për të folur rreth kësaj teme ishte gazetari Basir Çollaku.

"Kanabisi prej 2 a 3 vitesh e ka rrethuar Tiranën. Ata që merren me këtë veprimtari të paligjshme, e kanë rritur sasinë e guximit të tyre duke pasur një llojë mbështetje, një lloj kolaterali mosndëshkueshmërie nga ana e policisë. Mbikëqrja në atë zonë ka munguar, aktiviteti ka pasur siguri.

Natyrisht që shtohet sepse njerëzit me kontigjentë kriminal të cilët kanë lidhje me policinë ose edhe me institucione të tjera, janë ata që angazhohen në shtabet elektorale të mazhorancës e qeverisjes dhe iu duhen para e iu është lënë një mundësi e lirë, që të punojnë në këto tagra paligjshmërie që të jenë pastaj aleatët e nesërm parlamentar", tha Çollaku.

EMISIONET