Lutje për Kryepiskopin Janullatos/ Besimtarët në kishën "Ungjillëzimi i Hyjlindëses" në Tiranë
Komuniteti Orthodhoks i Tiranës nisi me lutje në Kishën e Ungjillëzimit në Tiranë për Hierarkun e tyre, Fortlumturinë e Tij Kryepiskopin Anastas, i cili ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore prej disa ditësh.
Shërbesa e Shenjtë u drejtua nga Mitropoliti i Amantias Hirësi Nathanaili. Në lutje kanë qenë të përfshirë dhjetëra besimtarë të të gjitha moshave, si edhe të gjithë klerikët e Tiranës.
Lutjet filluan në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do vijojnë deri në orët e para të mëngjesit të nesërm. Këtë të premte ceremoni lutjesh janë mbajtur në shumë kisha Orthodhokse në mbarë vendin.