"Lusi": Tre prapa dhe 3 në bagazh, arrestohet 32 vjeçari që fshehu emigrantë në Range Rover

"Lusi": Tre prapa dhe 3 në bagazh, arrestohet 32 vjeçari

Një person është arrestuar në flagrancë, në fshatin Luz të Fushë Krujës, pasi në makinë ju gjetën 6 emigrantë të paligjshëm.

32 vjeçari me inicialet L.H, është banues në Tiranë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në automjetin që po drejtonte ky shtetas ishin pasagjerë 6 emigrantë të paligjshëm, të cilët 32-vjeçari po i ndihmonte, kundrejt fitimit, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së", informoi policia e Durrësit.

Në pamjet e siguruara nga Policia e Shtetit shihet se 3 prej emigrantëve ishin ulur në sediljen e pasme ndërsa tre të tjerët ishin futur në bagazhin e makinës.

Operacioni policorn i koduar "Lusi" u ekzekutua nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OraNewsTV (@oranewstv)

EMISIONET