Lushnje/ Zjarr tek kodrat e Golemit në fushën e mbetjeve, në terren dhe kryebashkiakja

Lushnje/ Zjarr tek kodrat e Golemit në fushën e mbetjeve, në

Zjarr në kodrat e Golemit në Lushnje. Zjarri ka ardhur nga një vend ku më parë grumbulloheshin mbetjet urbane të ish komunës Dushk.

Ndërhyrja e zjarrfikësve, punonjësve të administratës së Bashkisë dhe policisë së shtetit izoluan në kohë rekord zjarri.

Vetë kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa ka arritur në vendngjarje. Zjarri ka djegur sipërfaqe djerre ndërsa nuk është lejuar të dhe dru frutorë dhe vreshta në afërsi të tij.

 Sipërfaqaja e djegur është  dy-tre dynym bar i thatë e shkurre. Është izoluar zjarri dhe po punohet për shuarjen e tij. Sipas zjarrfikësve ish-fusha e mbetjeve ka qenë shkak i përhapjes së zjarrit.

Ende nuk dihet nëse zjarri është vënë nga dikush.

EMISIONET