Lushnje/ Dita ndërkombëtare e gjakut por vetëm një shkon të dhurojë

Në bankën e dhurimit të Gjakut në Lushnje ishin bërë gati vendet për dhuruesit.

Por në ditën ndërkombëtare të dhurimit të Gjakut aty u paraqit vetëm një person.

Deputetja Lindita Buxheli ishte e vetmja që në këtë ditë dhuroj gjak.

"Sic dihet Lushnja është një ndër qytetet më të prekura nga talasemia. Elemementi bazë i të sëmurëve është gjaku. Gjaku për ta është jetë," tha ajo.

Përgjegjesi i bankes rajonale te gjakut Endrit Susi duke thënë se nevoja për gjak janë të mëdha, apeloj qytetarët për më shumë sensibilizim.

"I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të sensibilizohen me nevojat që ka e gjithë zona e Myzeqesë për gjak për individët me talasemi. Situata është e rëndë. Nevojat që këta individë kanë për gjak ne nuk arrijmë ti mbulojmë," tha ai.

Nevojat e talasemikëve që në fakt përbëjnë numrin më të lartë në shkallë vendi përballohen me dhurime vullnetare por edhe nga qendra kombëtare e gjakut në Tiranë.

EMISIONET