Luan Daci humb dhe në Gjykatë Kushtetuese

Luan Daci humb dhe në Gjykatë Kushtetuese

Ish-zyrtari i lartë i vettingut Luan Daci ka humbur përfundimisht betejën për rikthimin në detyrë pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e tij kundër vendimit të KPA që e shkaktoi nga detyra.

Ish-anëtari i Kolegjit të Posaccëm të Apelimit, më 1 dhjetor 2020, u dënua me 6 muaj burg për falsifikim dokumentesh ndërkohë që më pas, vendimi ndaj tij u konvertua në provë me afat 12-mujor.

Pas shpalljes së tij fajtor nga gjykata, KPA filloi procedimin disiplinor ndaj Luan Dacit duke e shkarkuar nga detyra.

Pikërisht kundër këtij vendimi ish zyrtari i lartë i vettingut u ankua në Gjykatën Kushtetuese por kjo e fundit ka lënë në fuqi shkarkimin duke refuzuar të shqyrtojë çështjen.

EMISIONET