Logu: Raste të shumta të shit-blerjes së votave janë kapur në flagrancë në shumë qarqe

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, juristi i PD-së, Marash Logu u shpreh se ka pasur para dhe gjatë fushatës zgjedhore ku janë bërë shkelje të rëndë kundrejt kodit Zgjedhor, Kodit Penal dhe ligjit për administratën zgjedhore.

Logu: Ka pasur para dhe gjatë fushatës zgjedhore ku janë bërë shkelje të rëndë kundrejt Kodit Zgjedhor, Kodit Penal dhe ligjit për administratën zgjedhore. Ne kemi fakte të shumta për t'i provuar këto krime zgjedhore.

Edhe OSBE-ODHIR nxori një raport ku foli për shit-blerjen e votës. Ne kemi çuar të gjitha provat që kemi siguruara në kohë të ndryshme dhe gjithë kallëzimet që kemi bërë në prokurori. Raste të tilla të shumta të shit-blerjesh janë kapur në flagrancë në shumë qarqe.

EMISIONET