Analisti Baçi: PD në enigmë, qasja që ka zgjedhur Berisha mund ta bëjë opozitën më të fortë por jo fituese

Analisti  Agim Baçi gjatë një interviste për Ora news ne gazetarin Arnond Kariqi foli mbi situatën në të cilën gjenden demokratët.  

Gazetari: Demokratët duket se janë ndarë në dy grupime njëra palë fatin e sheh në dyert e gjykatave, pala tjetër ka nisur një proces zgjedhor ku pas degëve do të zgjedhë dhe kreun e ri të PD Shqipërisë më 22 maj, Si i keni parë këto zhvillime në selinë blu dhe ky proces a mund të sjellë bashkimin apo ndarjen përfundimtare?

"Tashëm PD është në një enigmë shumë të madhë sepse mënyra se si ka zgjedhur zoti Berisha të përballet me akuzat që ka ndaj tij për mua politikisht është e gabuar", u shpreh Baçi.

Agim Baçi: Kuvendi konfirmoi që palët janë larg, e kanë shumë pak mundësinë që të ulen. Tashëm PD është në një enigmë shumë të madhë sepse mënyra se si ka zgjedhur zoti Berisha të përballet me akuzat që ka ndaj tij për mua politikisht është e gabuar. Jam shumë dakort që gjithkush ta mbrojë dinjitetin e tij njerëzor. Unë jam nga ato që e kam votuar Sali Berishën dhe e kam besuar kur më është drejtuar " do të bëj shqipërinë ndryshe". Por në këtë moment kur ai ka akuza personale është paradoks të marrësh kostumin politikë sepse në bot ndodh që kur ti mbron dinjitetin jep dorëheqje nga ministri, jep dorëheqje nga kryeministri, jep dorëheqje nga presidenti. Iu thua qytetarëve që tani do të merrem me vetmeten dhe do ta mbroj këtë individualisht.

Sipas analistit në momentin që i gërsheton këto, interesin tënd personal me interesin e partisë do të thotë që ti i ke vënë në pikëpyetje shumë të madhë mbështetësit e tu.

Agim Baçi: Në momentin kur je në politikë je për interesin e qytetarëve nuk je për interesin tënd. Në momentin që i gërsheton këto, interesin tënd personal me interesin e partisë do të thotë që ti i ke vënë në pikëpyetje shumë të madhë mbështetësit e tu dhe sot deputetët janë në Komisionin  e Rithemelimit dhe disa drejtues të tjerë nanë në një  dilemë shumë të madhe, do të zgjedhin të qëndrojnë me zotin Berisha deri në momentin që do të zgjidh këtë çështje në gjykatë. Dhe kjo do ta bëjë radikale këtë do ta bëjë të fortë.

Baçi tha se mendon që kjo lloj qasje që ka zgjedhur Berisha mund ta bëjë opozitën më të fortë por jo fituese, jo konkuruese.

EMISIONET