Llangozi: Shteti duhet tu garantojë të drejtat shtetasve të tij, të mos lejojë shkelje

Avokati, Arben Llangozi në një intervistë për gazetaren Sonila Musai u shpreh se gjatë shqyrtimit të dokumentacionit të banorëve të Paskuqanit apo "5 Majit" ka konstatuar një sërë shkeljesh.

LLangozi: Nga ana jonë janë konstatuar një sërë shkeljesh të cilat datojnë në kohë të hershme. Shumica e banorëve kanë filluar procedurat e legalizimeve diku rreth vitit 2005. Nga viti 2005 deri ditën e sotme po kalojnë 20 vite dhe aktualisht këto banorë në asnjë moment nuk kanë marrë përgjigje nga kërkesa për legalizim të pronës. Të mos gjesh të drejtën tënde nga viti 2005 deri ditën e sotme është absurde sepse shteti është i pari që duhet të garantojë të drejtat e shtetasve të vet.

EMISIONET