Llangozi: Gjobat e IKMT-së të kundraligjshme, do të kallëzojmë në SPAK shefin e këtij institucioni

Arben Llangozi, avokat, në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musaj i cilësoi gjobat e IKMT-së ndaj banorëve të kundraligjshme.

Avokati u shpreh se për këtë çështje do të kallëzojnë në SPAK shefin e IKMT, i cili në mënyrë kriminale është duke dëmtuar interesat e banorëve dhe në mënyrë të paligjshme sepse ka nxjerrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën me rendin Juridik Shqiptar.

Llangozi:  IKMT-ka ka filluar po vendos gjoba në mënyrë të paligjshme por dhe duke dëmtuar banorët. Pra ajo që po bën IKMT-ja është se po vendos gjoba në vitin 2022 për një banesë të vitit 2000 gjë që nuk ka sens. Po të futemi te ligji për kundravajtjet administrative, kundravajtja administrative duhet të ndëshkohet 3 muaj nga moment i kundravajtjes dhe në asnjë moment më shumë. Aktualisht përveç Bashkisë banorëve u është shtuar dhe një hall tjetër nga shteti që është IKMT, e cila ka filluar mbarë duke u vendos gjoba banorëve për ndërtime të paligjshme. Të enjten me disa nga banorët e Paskuqanit kemi vendosur që ti drejtohemi SPAK me kallëzim kundër shefit të IKMT, i cili në mënyrë kriminale është duke dëmtuar interesat e banorëve dhe në mënyrë të paligjshme sepse ka nxjerrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën me rendin juridik shqiptar.

EMISIONET