Llangozi: Aktmarrëveshja që Bashkia u ofron banorëve të "5 Majit" e kundraligjshme

Arben Llangozi, avokat në një intervistë me gazetaren e Ora News Sonila Musai e quajti antiligjore kontratën që Bashkia Tiranë u ka ofruar banorëve të lagjes "5 Maji" në kryeqytet.

Llangozi: Banorët nëse do ta ndjekin këtë do të fitojnë pasi dhe vetë shteti pak nga pak është duke u dorëzuar sepse vetë shteti po ju propozon një zgjidhje që banorët edhe pse janë në proces legalizimi të përfitojnë dhe të marrin atë të drejtë sepse shteti e di shumë mirë që është duke i dëmtuar këto banorë, po i dëmton pasurinë në mënyrë të paligjshme. Kontrata që u premton Bashkia banorëve të lagjes "5 Maji" u  kërkohet të heqin dorë nga shpërblimi i pronës. Lind pyetja pse duhet të heqin këto banorë dorë shpërblimi i pronës sepse shteti e di shumë mirë që është në shkelje dhe po i merr një premtim banorëve që të mos kërkojnë të drejtat e tyre dhe këtë e bën nëpërmjet një kontrate që për mua është antiligjore. Aktmarrëveshja që propozohet nga Bashkia Tiranë është e kundraligjshme si në përmbajtje ashtu edhe nga ana juridike.

EMISIONET