Lita: Problem për censusin është ruajtja e databazës së INSTAT, 3 palët e PD-së nuk kanë më asgjë të përbashkët

Gazetari, Lavdrim Lita ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për Censin e Popullsisë. Sipas Litës problem është ruajtja e databazës së INSTAT.

"Shqipëria ka një praktikë të mirë në mbajtjen e censusit. Kërkohen statistika të sakta. Problem është ruajtja e databazës së INSTAT", tha ndër të tjera Lita.

Më pas gazetari Lita foli edhe për zgjedhjet në Kukës dhe takimin mes Bardhit dhe Berishës.

" Takimi në ditët e fundit të fushatës është në mbështetje të Emri Vatës. Përsa i përket refomës zgjedhore të gjitha partitë politike të përfaqësohen. Deputetët e dinë mirë se cila janë problematika e zgjedhjeve.

Përmirësimi i kodit të fokusohet tek vota e Diasporës. Asnjë nga 3 palët e PD nuk kanë më asgjë të përbashkët", tha ndër të tjera Lita.

EMISIONET