Lirohet nga burgu shoferi që përplasi çiftin me foshnjen tek rruga e Kavajës, do hetohet në "arrest shtëpie"

Autori i aksidentit të dy bashkëshortëve dhe fëmijës së tyre 3 muajsh në vijat e bardha, Ajas Sulejmani nuk ka qëndruar më shumë se një muaj në qeli. Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tij duke zëvendësuar masën arrest me burg me atë të arrestit në shtëpi. Shkak është bërë një kërkesë e avokatit i cili pretendon se marrëdhëniet mes palëve janë normalizuar.

Tiranë - Më tepër se një muaj pas aksidentit të çiftit Vilma dhe Arjan Konomi bashkë me fëmijën e tyre 3 muajsh në vijat e bardha pranë "Pallatit me Shigjeta" (10 maj 2022) autori i ngjarjes Ajas Sulejmani është liruar nga gjykata. Togat e zeza kanë vendosur sot (29 qershor 2022) ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Avokati i të pandehurit për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit, ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij.

Në kërkesën drejtuar gjyqtares Rexhina Merlika, avokati ka pretenduar se autori i aksidentit ka normalizuar marrëdhëniet me palën e dëmtuar nga ngjarja.

Burime nga gjykata thanë se si argument për vendimin është përdorur fakti se dy bashkëshortët e dëmtuar kanë lëshuar një deklaratë noteriale ku thonë se maredheniet janë normalizuar dhe nuk kanë asnjë konflikt, pasi ngjarja ka qenë aksidentale dhe pa asnjë motiv tjetër.

Por nga ana tjetër policia e shtetit deklaroi bazuar edhe në analizat që u bënë pas aksidentit, se drejtuesi o mjetit luksoz, Ajas Sulejmani ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike në kohën kur ndodhi aksidenti, edhe pse një fakt i tillë u mohua nga vetë i riu.

Lirohet nga burgu shoferi që përplasi çiftin me foshnjen tek
Ajaz Sulejmani

Lirohet nga burgu shoferi që përplasi çiftin me foshnjen tek

EMISIONET