Lideri që punon në të mirë të Shqipërisë? Noka: Krahas votuesve edhe 70% e anëtarëve të PD besojnë te Berisha

Deputeti Flamur Noka  ka komentuar rezultatin e sondazhit të RTV Ora Neto se sa besim kanë shqiptarët te ish-Kryeministri Sali Berisha si lider politik që mund të punojë në të mirë të Shqipërisë?

Noka është shprehur se shqiptarët që kanë votuar pro Berishës janë shumë më lartë se ato që kanë votuar për Bashën.

Ndërkohë shton se edhe rreth 70% e anëtarëve të PD kanë besim se Sali Berisha mund të punojë në të mirë të Shqipërisë.

Flamur Noka: Kjo tregon që votuesit e PD, shpresojnë dhe besojnë pakrahasimisht te Sali Berisha në raport me Bashën. 70% e anëtarëve të PD kanë besim se Sali Berisha mund të punojë më mirë për Shqipërinë. Sali Berisha nga viti  1990 deri në 2013, Sali Berisha ka qenë në pushtet vetëm 8 vjet nuk ka qenë. Të gjithë jemi mburrur me të.

EMISIONET