Lezhë/Makina përplaset me motorin, plagoset një person, në gjendje të rëndë shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2022, 18:26
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Shtraus" në Lezhë.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se një motor është përplasur me një fouristradë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.
I plagosuri është dërguar në spital dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia ka arritur në vendngjarje dhe po merret me rrethanat e aksidentit.