Abuzohen minorenia dhe e sëmura, shpërndarësit përdhunojnë të miturën, 69-vjeçari fqinjen e sëmurë
Dy raste të abuzimit seksual u zbuluan në orët e fundit. Dy shpërndarës të lëndëve narkotike përdhunuan një të mitur në Lezhë, ndërsa një 69-vjeçar fqinjen me probleme të shendetit mendor në Belsh.
Tre të rinj u arestuan nga Policia e Lezhës për shpërndarje të lëndëve narkotike, dy prej të cilëve kishin abuzuar seksualisht një minorene.
-
-
Ligji misterioz i Taulantit
25 Nëntor, 16:25
Në pranga u vunë Indrit Puka 20 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar më parë për drejtim të automjetit nën efektin e lëndëve narkotike, Armando Gega 19 vjeç, banues ne Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje dhe Klevisian Toni 20 vjeç, banues në fshatin Kolsh, Lezhë.
Policia thotë se kishte marrë informacion se ata e kishin kthyer banesën e një 16-vjeçari në magazinë të lëndëve narkotike që shpërndanin në zona të ndryshme.
Hetimet treguan aty Indrit Puka dhe Armando Gega kishin abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare, e cila bëri kallëzim në polici për ta në prani të prindërve, psikologut dhe avokatit.
Në strehën e shpërndarësve të drogës, policia gjetinjë pako të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, 1 peshore elektronike, 1 kallëp tritol, kapsolla detonatore dhe sende të tjera të kundërligjshme ndaj dhe 16-vjeçari u shpall në kërkim.
Një tjetër rast abuzimi seksual u zbulua në Belsh. Një 69-vjeçar u vu në pranga pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjen 20-vjeçare, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia thotë se ngjarja u denoncua nga nëna e vajzës, ndërsa policia thotë se po vijon hetimet për rastin e dyshuar të abuzimit seksual me persona në pamundësi për të mbrojtur veten.
Vitet e fundit, në vend janë zbuluar disa raste të abuzimit seksual me të mitur dhe persona me probleme të shëndetit mendor.

