Lëshohet sinjali SOS/ Dy turistë humbin në Malin e Çikës, forca të policisë dhe zjarrfikëses drejt vendngjarjes

Lëshohet sinjali SOS/ Dy turistë humbin në Malin e

Dy turistë kanë humbur orientimin në Malin e Çikës, për shkak të mjegullës. Pasi kanë lëshuar sinjalin SOS, drejt tyre janë nisur Policia e Himarës dhe forcat zjarrfikëse.

Mësohet se drejt Malit të Çikës, janë nisur pesë efektivë të zjarrfikëses si dhe të policisë.

Sinjali nga turistët u dha në orët e para të mëngjesit. Ata ishin larguar nga hoteli ku qëndronin dhe më pas kanë humbur orientimin.

EMISIONET