Sërish tërmet, këtë herë epiqendra në Pukë. Në disa pallate ka plasaritje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Janar 2022, 22:44
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e 14 janarit 2022 në disa qytete në vendin tonë.
Sipas ESCM tërmeti me magnitutë 4.8 ballë i shkallës Rihter, ne thellësinë 2 km kishte epiqendrën në Pukë.
Deri në mbrëmje ishin konstatuar deme tek disa pallate tek lagjia e muzeut, dhe 5 pallatet, ku sipas raportimit të banorëve ka plasaritje, nderkohë janë të dukshme demtimet në oxhaqet e pallateve.
Mësohet se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Pukë, Fushë- Krujë, Shkodër dhe Kosovë.