Ndërtimet pa leje, Kaprata: Shteti legalizon aktivitetin informal dhe amniston administratën

Politologu dhe pedagogu Gent Kaprata  gjatë një interviste në RTV ORA me gazetaren Besmira Pelushaj tha se VKM që legalizon ndërtimet pa leje përpos legalizimit të ndërtimeve informale dhe se amniston aktivitetin informal të të ndërtuarit i bën dhe amnisti dhe administratës.

Sipas tij me një legalizim të atillë shteti bëhet pronar i një ndërtese që nuk dihet sa shkelje dhe konflikte në kuptimin e respektimit të jetës prodhon

Gent Kaprata: VKM legalizon ndërtimet informale dhe amniston aktivitetin informal të të ndërtuarit, pra nëse do të ndodhë. Gjëja e tretë që ndodh është amnistia e administratës.  Ti ke  një gjë që nuk e ke. Ti nuk mund as ta shesësh as ta blesh, mund ta përdorësh për njëfarë kohe derisa shteti të marrë një veprim. Shteti thotë sillni dokumentet, pjesën me leje e regjistrojmë me emrin tuaj pjesën tjetër në shtet.  Shteti bëhet pronar i një ndërtese që nuk dihet sa shkelje dhe konflikte në kuptimin e respektimit të jetës prodhon. Mund të ketë nga ata që janë projektuar për katet që kanë bërë dhe pse janë bërë në mënyrë të jashtëligjshme dhe të tjera që mund të jenë projektuar për tu ndërtuar më pak dhe ndërtohen më shumë kate.  Dëmtohen dhe pronat kufitare.

“Kjo ka ndodhur në Tiranë projektohet për një banesë. Nëse kemi një zonë të caktuar dhe urbanistët vendosin një kapacitet mbajtës njerëzor, nëse dikush ka ngritur kate më shumë se i janë dhënë ai shton më shumë njerëz, njerëzve të tjerë u dëmtohet prona.”

Sakaq ai ngre dhe shqetësimin lidhur me mungesën e një date në VKM për legalizimet.

Gent Kaprata:Nëse marrim gjithë ligjet e legalizimit pra ligjin bazë të 2016 dhe të tjerat në vazhdim vendosin një datë. Kjo VKM nuk ka datë, e lë të hapur datën. Unë nuk mendoj se këta vërtet do të nxjerrin nga problematika këto ndërtues informal. Ky ligj ka efekt pasi njerëzit nuk do të mund të ndërtojnë më në masë dhe do ta dinë që ka pasoja.

EMISIONET