Largimi me gomone drejt Britanisë, Rama: Ka shumë shifra që nuk korrespondojnë
Kryeministri Rama ka zhvilluar një intervistë për emisionin radiofonik nga Rory Stewart dhe Alaister Campbell, ky i fundit ish-zëdhënës i Tony Blair.
Rama u shpreh në këtë intervistë se largimi me gomone drejt Britanisë në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithëse jo shumë e qartë sepse ka shifra në mediat britanikë që nuk korrespondojnë.
Ai theksoi se pavarësisht këaj po bashkëpunohet me autoritetet britanike dhe po ndërmarrën operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulëzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.
Rama: Shqiptaret shkuan drejt Italinë ku kërkuan ndihmë, ushqim, strehim dhe ja ku jemi këtu sot në një fazë të re të historisë sonë sepse na ndihmoi dikush përpara. Me gomone, që në fakt është një histori e trishtë për hir të së vërtetës, megjithëse jo shumë e qartë sepse ka shifra që i shohim në mediat britanikë që nuk korrespondojnë. “The Guardian” botoi një shkrim shumë interesant i cili i vinte në pikëpyetje shifrat, por përtej kësaj ne duhet të dimë nga janë njerëzit që largohen, janë shqiptarë po, por janë shqiptarë nga Shqipëria, shqiptarë nga Kosova apo troje të tjera shqipfolëse, ata vijnë nga Shqipëria apo nga Franca, Greqia, apo Italia.
Kishim të njëjtën situatë me Francën pak kohë më parë, me Gjermaninë gjithashtu dhe kur Gjermania e shpalli Shqipërinë vend origjine të sigurt, ata nuk pranuam më që të ndiqnin procedurat azilkërkuese të cilat parashikojnë edhe asistencë sociale, financime dhe strehim, ata u drejtuan drejt Francës, tani po shkojnë drejt Anglisë, pra është e rëndësishme për tu kuptuar, por pavarësisht kësaj, ne po bashkëpunojmë me autoritetet britanike, po ndërmarrin operacione kundër trafikantëve sepse pjesa me e tmerrshme e kësaj historie është lulëzimi i një biznesi shumë fitimprurës nga ana e trafikantëve.