Shkoder: Dy të shoqëruar për atentatin ndaj ish deputetit Pashko Ujka

Dy persona janë shoqëruar lidhur me atentatin ndaj ish deputetit të Shkodrës Pashko Ujka.

Njëri prej tyre dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe po analizohet nëse kemi të bëjmë me autorin e kësaj ngjarjeje apo jo.

Njëri prej personave të shoqëruar është identifikuar me incialet K.K  ndërkohë gazetarët thonë se bëhet fjalë për Kristin Kelmendi.

Mbrëmjen e 29 nentorit 2021 para se të vritej Ujka, ishte duke bërë ecjen e mbrëmjes së bashku me gruan e tij, Natalinë, dhe vëllain e tij, Gjekën.

Vëlla dhe gruaja e viktimës, që ndodheshin disa metra më përpara tij, kanë parë vetëm siluetën e një djaloshi në ikje e sipër, që largohet me vrap, por jo të dallojnë tiparet identifikuese të tij.

Kjo pasi siç ka treguar në polici Natalia dhe vëllai i Pashkut, Gjeku, ata u tronditën shumë dhe u përqëndruan tek, Pashko, i cili po vdiste në duart e tyre.

64-vjeçari u transportua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi ti mbijetojë plagës së marrë në shtyllën kurizore.

Autori ka përdorur një armë me silenciator, duke e qëlluar gati me puthitje në trup, Pashko Ujkën.

Konfliktet që janë krijuar për shkak të ushtrimit të detyrës së kyetarit të komunës së Velipojës, dhe konfliktet e të birit janë pista kryesore ku policia dhe prokuroria e Shkodrës, po hetojnë për zbardhjen e vrasjes së ish-funksionarit të shtetit, Pashko Ujka.

 

EMISIONET