Laboratori me kokainë në Frakull, GJKKO jep vendimin për 10 të pandehurit
Të akuzuarit e shpallur fajtor për trafik narkotikësh, armëmbajtje pa leje e grup kriminal kanë përfituar uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, megjithatë GJKKO dha në total mbi 90 vite burg që duhet të vihen ne sigurine e lartë
Nikolin Gjolena - 17 vite - 11.4 me gjykim të shkurtuar
Viktor Cervanaku - 15 vite - 10 gjykim shkurtuar
Enxhi Ferhati - 12 vite - 8 me gjykim shkurtuar
Klajdi Kodra - 17 vite - 11.4 me gjykim shkurtuar
Bledar Matoshi - 12 vite - 8 me gjykim shkurtuar
Denilson Çervanaku - 17 vite - 11.4
Zenel Çervanaku - 14 vite - 9.4 me gjykim shkurtuar
Redion Meshi - 14 vite - 9.4 me gjykim shkurtuar
Julian Malaj - 3 vite - 2 vite me gjykim shkurtuar per ( moskallezim krimi ) lirohet menjeherë
Marildo Rona - 12 vite - 8 me gjykim shkurtuar
Rreth 485 kg kokaine u trafikuan nga Kolumbia permes një ngarkesë me pleh organik e cila u pikas fillimisht nga autoritetet malazeze me sinjalizim të DEA-s amerikane ndersa për ekstraktimin e lëndës narkotike grupi kriminal kishte kontraktuar 2 kimist kolumbian.
Per këtë rast SPAK ka veçuar edhe një fraksion tjetër hetimor për persona të tjerë të paidentifikuar që dyshohet se kanë qenë te përfshirë në trafikun e kokainës nga kolumbia mes tyre edhe një individ i thirrur me nofkën “mirditori”.