Kuvendi rrëzoi Srebrenicën/ Shehu tregon arsyen se përse mazhoranca votoi kundër: Presione nga Vuçiç

Kuvendi i Shqipërisë nuk ka pranuar të votojë rezolutën e propozuar nga Tritan Shehu për dënimin e masakrës së Srebrenicës nga ushtria serbe.

Në lidhje me këtë, deputeti i PD-së, Tritan Shehu, në një intervistë për Ora News, është shprehur se ishin të bindur se pozita do ta miratonte, pasi ishte një rezolutë për të nderuar viktimat e masakrës së Srebrenicxës.

Tritan Shehu: Ishim të bindur që parlamenti do të pranonte, sepse ishte një rezolutë për nderuar viktimat dhe për t’I shtuar  fajtorët për të kërkuar falje. Ishte befasuese qëndrimi i kolegëve të mazhorancën apo urdhrave që morën.

E pyetur se përse erdhi kjo rezolutë në këtë moment, Sheu u shpreh:  Po ishte e menduar mirë politikisht për momentin që duhet të kalonte.

Nëse Shqipëria ka një boshllëk të plotë për të tillë dokument, duhet ta mbushë. Parlamenti shprehet me vendime e jo me fjalë. Na shtyu dhe situate e krijuar me agresionin rus në Ukrainë dhe me rrezikun dhe interfernecën në rajonin tonë për destabilitet.

Shehu i shpreh se mazhoranca nuk e votoi rezolutën për shkak të presioneve të Vuçiç dhe ndërlidhjet që ka ky i fundit me Kryeministrin Edi Rama.

Trita Shehu: Ishte një nismë e një grupi deputetësh të PD-së. Së dyti nuk është Rama që vendos se kush firmos rezolutat.  Veprimi i atyre ishte i errët fatal, një gabim i jashtëzakonshëm, dëmtuan imazhin  e vendit. Problemi që nuk e miratuan nuk qëndronte as te rezoluta, as tek firmëtarët, as te koha por te presionet e Vuçiç, zemëronte Vuçiç e pastaj mund të na dëmtohej edhe Ballkan i Hapur.

Intervistoi Arnold Kariqi, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET