Kuvendi hap sesionin e ri me një minutë heshtje në nderim të Presidentit të ndjerë të PE-së

Kuvendi i Shqipërisë çeli sesionin e ri parlamentar pasditen e kësaj të hëne, 17 janar 2022.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën hapëse të saj kujtoi presidentin e ndjerë të Parlamentit Europian David Sassoli, i cili u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare më 11 janar të këtij viti.

"Humbëm një mik të madh të Shqipërisë një mbështetës të fuqishëm të rrugëtimit tonë drejt BE" tha Nikolla teksa ftoi deputetët të mbajnë një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e tij.

Seanca e sotme do të përshëndetet edhe nga presidenti turk Erdogan, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë.

Kuvendi hap sesionin e ri me një minutë heshtje në nderim të
David Sassoli

Kuvendi hap sesionin e ri me një minutë heshtje në nderim tëKuvendi hap sesionin e ri me një minutë heshtje në nderim të

EMISIONET