"Kushtetuesja të jetë në lartësinë e detyrës", Alibeaj për 30 qershorin: E dimë si duhet të jetë rezultati, jo si do jetë

Në studion e Rtv Ora, vetëm pak minuta para se Kushtetuesja të njoftonte pezullimin e shqyrtimit të çështjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe dërgimin e saj në Venecia, deputeti i zgjedhur i PD-së, Enkelej Alibeaj, uronte që kjo gjykatë të jetë në lartësinë e detyrës.

Përballë gazetares Beti Njuma,  Alibeaj  deklaroi se çështja nuk është aq e ndërlikuar për të kuptuar se çfarë rezultati duhet të ketë por sesi do të jetë mbetet për tu parë.

A mendoni se do të rrëzohen zgjedhjet e 30 qershorit nga Gjykata Kushtetuese?

Enkelejd Alibeaj: Kjo është njëlloj sikur të më pyesësh si do të dalë ndeshja që fillon në orën 9. Çështja nuk është aq delikate apo e komplikuar për të kuptuar se çfarë rezultati duhet të ketë, sesi do të jetë nuk e dimë. Shohim se ka pasur një lloj sulmi dhe agresioni nga mazhoranca që si e si kjo çështje të mos shkojë deri në fund.

Kujtoj mbledhjen që nuk është pranuar nga Gjykata e Tiranës të ca kryetarëve të bashkive të PS që donin të shkarkonin nga detyra zonjën Voltana Ademi që kjo çështje të mos shqyrtohej nga Gjykata Kushtetuese. Duket se nuk e duan shqyrtimin e kësaj çështje nga Kushtetuesja, aq më pak që zgjedhjet e 2019 të konsiderohen të pavlefshme. E vetmja gjë që mbetet është që kjo gjykatë do të jetë apo jo në lartësinë e detyrës për të parë atë që kanë parë të gjithë shqiptarët e kanë parë këto dy vite.

Kryeministri Edi Rama ka lënë të nënkuptuar mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të afërta lokale.

"Kushtetuesja të jetë në lartësinë e

Për Alibeaj edhe nëse ka diçka të vërtetë në këtë histori, nuk do të ishte dinjitoze por një lojë politike.

Enkelejd Alibeaj: Edhe nëse është kështu nuk do të ishte dinjitoze por lojë politike. Ky është degradim akoma në nivele më të ulëta të demokracisë. Nëse zgjedhjet u bëkan me lejen e kryeministrit, apo më keq akoma nëse e mendon këtë sepse ka mundësinë që të luajë edhe me Gjykatën Kushtetuese kjo jo vetëm tregon që sistemi është i kapur por është në tutelë politike dhe kjo është dramatike për këtë vend.

Alibeaj komentoi edhe shtyrjen e hapjes së negociatave me BE si pasojë e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, fajin duhet ta gjejmë brenda vetesh pasi ky proces duhet të ishte ezauruar tashmë.

Enkelejd Alibeaj: Nuk na e ka fajin Maqedonia dhe Bullgaria. Duhet ta gjejmë brenda vetes. Pse arritëm ne në 2021 kur në 2013 ishin larg vetëm tre ligje të miratuara. Sot në 2021 kjo qeveri e ka degraduar cilësinë e demokracisë në këtë vend që të na çojë si bishti i Maqedonisë së Veriut. Është fatkeqësi që edhe kësaj radhe nuk u çelën negociatat me shpresën e madhe që Europa të vendoste ca mekanizma kontrolli mbikqyrës, ky popull ka nevojë për ndihmë përballë regjimit që ka. Ndihma që mund të japë Europa në këtë rast është e paçmueshme.

EMISIONET