Pëllumb Gjoka kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve në ‘Sky ECC’, ja kur do të shqyrtohet nga Kushtetuesja
Më 19 dhjetor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese do të përcaktojë përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo.
Teksa gjykatat e tjera me radhë kanë rrëzuar pretendimet e personave nën hetim apo të pandehur, për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e tyre, biznesmeni strategjik Pëllumb Gjoka e dërgoi çështjen në Kushtetuese.
Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetra ngjarjeve kriminale.