Kushi takim me sindikatat e arsimit: Do likuidohen pagat e orëve suplementare, masa për ngrohjen, diskutohet dhe kthimi i regjistrit

Ministria e arsimit ka rënë dakord që të plotësoj 12 kërkesa  për mësuesit, duke përfshirë këtu pagesën e transportit orët suplementare dhe ngrohjen, por duke anashkaluar pagën e 13.

Në takimin mes sindikatës së arsimit dhe ministrisë së linjës  janë pranuar shqetësimet e mësuesve, është premtuar për zgjidhjen e tyre, por nuk ka një  afat se kur do të nis ndryshimi.

Pagesa për transportin, për orët suplementare, dhe ngrohja ne shkolla ishin ndër çështjet kryesore që u diskutuan mes ministrisë së Arsimit dhe sindikatave të mësuesve. 

Duke pranuar në mënyrë indirekte se në shkollat e vendit ka ende probleme me ngrohjen, ministria e arsimit ka deklaruar se do të ketë  një sistem normal të funksionimit të ngrohjes në shkolla.

Megjithatë ky investim do të fokusohet te zonat që karakterizohen nga  moti i ftohtë.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale,  Sindikata e arsimit sqaron se është pranuar që Pagesa e transportit te mësuesve do te rritet me 50% dhe do te paguhet me Leke/km për largësinë deri ne 50 km nga  qendra e banimit deri ne institucionin arsimor.

Duket se në takimin mes dy palëve është dakordësuar edhe rritja e vlerës për orët suplementare, 700 deri ne 800 lekë për orë.

Në 12 pikat për të cilat është rënë dakord, nuk është përmendur në asnjë moment paga e 13 që prej vitesh u është mohuar.

Në fokus të bisedimeve  ka qenë edhe mbyllja e vendeve të punës në për shkak të uljes së numrit të nxënësve, e për këtë është rënë dakord që të bëhet ulja e ngarkesës mësimore për mësuesit që  për 5 vite dalin në pension.

Megjithëse po shkojmë drejt mbylljes edhe të 3 mujorit të dytë të  mësimit, në shkolla ende ungon regjistri  bazë dhe për të shmangur përsëritjen e kësaj situate, ministria  e arsimit ka premtuar se shkollat do të pajisen me regjistra që në ditën e parë.

Kërkesat ndaj ministrisë kanë qenë të vazhdueshme, por ideja për një protestë të mësuesve disa ditë më parë, por që nuk u realizua, duket se ka vënë në lëvizje ministrinë për këto diskutime.

Megjithatë çështjet e dakordësuara  deri tani janë vetëm në fazë premtimi, mbetet për tu parë nëse do të mbesi vetëm të tilla, apo mësuesit do marrin atë që kërkojnë.  

EMISIONET