Kush është i 15-ti?! Zbulohet gabimi në dokumentin e PS për shkarkimin e Ilir Metës

Kush është i 15-ti?! Zbulohet gabimi në dokumentin e PS për

50 deputetë kanë firmosur për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në parlament dhe në të gjitha mediat u raportua se 50 deputetë kanë iniciuar shkarkimin e Presidentit. Në fakt, në dokumentin origjinal të firmave janë 49 deputetë, pavarësisht se janë rreshtuar emrat deri tek numri 50.

Ky fakt është konstatuar nga politologu Afrim Krasniqi i cili ka bërë një vrojtim të detajuar të dokumetit dhe ka vënë re se është kapërcuer nga numri 14 në numrin 16, ndërkohë numri 15 mungon.

" Në dokumentin origjinal të firmave janë 49 deputetë, pavarësisht se janë rreshtuar emrat deri tek numri 50. Një lexim i kujdesshëm nxjerr në pah gabimin (me siguri, teknik), ku nga numri rendor 14 kalohet tek numri rendor 16. Thjesht, mungon numri 15!," shkruan Krasniqi.

Kush është i 15-ti?! Zbulohet gabimi në dokumentin e PS për

Ai shprehet se dokumenti duhet rishikuar pasi gabime të tilla edhe në shkollë fillore ndëshkohen me notë negative.

"Akte të tilla, pavarësisht qëllimit dhe ecurisë, meritojnë seriozitet institucional dhe respekt për procedurat, për formën dhe gjuhën shqipe, për institucionin dhe për funksionin që ata përfaqësojnë. Ndaj, para se Kuvendi dhe Komisioni i Ligjeve të nis shqyrtimin procedurial bëjnë mirë të kërkojnë rishkrimin dhe ridërgimin dokumentit duke përfshirë numrin 15 dhe emrat e lexueshëm të deputetëve, pasi kemi të bëjmë me gabime, të cilat edhe në klasën e parë apo të dytë të shkollës fillore vlerësohet me notë negative!"

EMISIONET