"Kursej deri në 2000 euro në vit", fermeri në Mamurras zëvendëson plehrat kimikë të Rusisë me llumin e kafes

Një fermer shqiptar ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i bërë ballë rritjes së çmimit të plehut, duke e zëvendësuar atë me llumin e kafesë. AFP ka pasqyruar gjetjen e fermerit nga Mamurrasi, Alban Cakalli, i cili thotë se arrin të mbledhë deri në 40 kilogram llum kafeje çdo ditë për ta përdorur si pleh në gjysmë hektar tokë bujqësore që zotëron.

"Kursej deri në 2000 euro në vit", fermeri në Mamurras

Me pandeminë dhe konfliktin e Ukrainës që ka dërguar çmimet e plehrave në qiell, fermeri shqiptar Alban Cakalli i është kthyer kafesë, një nga dashuritë e mëdha të vendit tonë ballkanik, për të ushqyer arat e tij.

Fermeri 38-vjeçar zotëron vetëm gjysmë hektari në qytetin e Mamurrasit në veriperëndim të Shqipërisë, por ende nuk është në gjendje të përballojë plehrat me bazë kimike të importuara nga jashtë.

Ashtu si në pjesë të tjera të botës,  edhe sektori bujqësor i Shqipërisë është goditur nga kostot në rritje, me çmimet e larta të  karburanteve dhe plehrave pasi Rusia, një prodhues i madh i të dy mallrave, pushtoi Ukrainën.

Për të frenuar shpenzimet, Cakalli është kthyer te llumi i kafesë, një pleh natyral me rezerva të disponueshme në Shqipëri, ku pirja e pijeve me kafeinë mbetet një argëtim kombëtar dhe kafenetë janë të vendosura pothuajse në çdo cep.

Në një ditë mesatare, Cakalli thotë se është në gjendje të mbledhë deri në 40 kilogramë llum kafeje.

"Kursej deri në 2000 euro në vit", fermeri në Mamurras

“Shqiptarët janë të apasionuar pas kafesë”, thotë ai për AFP nga ferma e tij.

Procesi kërkon kohë. Fillimisht ai mbledh llumin e mbetur nga zierja e kafesë në lokale dhe më pas e përzien e atë më barishte, duke e lënë ashtu për tre muaj, deri në përdorimin final si pleh.

Por produkti final është i pasur me azot, magnez dhe kalium. Ai është një zëvendësues i mirë i plehrave kimike dhe “zbraps insektet”, thotë Cakalli.

Shumë prej 280,000 fermerëve të vegjël shqiptarë janë kthyer në metoda të ngjashme tradicionale për të pasuruar tokën e tyre në vend që të paguajnë çmime më të larta për plehrat e importuara.

Sipas ekspertëve, plehrat dhe lëndët djegëse përbëjnë më shumë se 45 përqind të kostove në prodhimin bujqësor në vend.

Për dekada, Shqipëria është mbështetur te importi për plehrat pasi fabrikat e saj u braktisën kryesisht dhe u rrënuan pas rënies së qeverisë së saj komuniste në fillim të viteve 1990.

Rusia ishte eksportuesi kryesor i plehrave në Shqipëri vitin e kaluar, me një vlerë totale prej 11 milionë dollarësh, sipas bazës së të dhënave tregtare të OKB-së.

Duke kaluar te llumi i kafesë, Cakalli thotë se kursen nga 1500 deri në 2000 euro (1550 deri në 2070 dollarë) në vit.

"Kursej deri në 2000 euro në vit", fermeri në Mamurras

Ndërsa Covid ndërpreu tregtinë globale, ai gjithashtu ka diversifikuar operacionet e tij në këtë fushë.

Ai tani fokusohet në rritjen e kulturave ekzotike, duke përfshirë frutat e pasionit dhe manaferrat Goji pasi importi i frutave nga Amerika e Jugut u ndalua gjatë pandemisë, kështu që kërkesa filloi të rritet.

“Këto fruta ishin shumë të kërkuara, sepse dihet se ato ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar dhe për vetitë e tyre antioksiduese”, thotë gruaja e tij Juli, një infermiere 34-vjeçare.

Vetëm këtë vit, Cakalli ka marrë gjysmë ton fruta pasioni që shitet për rreth 15 euro kilogrami, një shumë jo e vogël në Shqipëri ku paga mesatare është 460 euro.

“Njerëzve u pëlqejnë shumë, aroma e tyre është fantastike dhe madje më e mirë se ato të vendeve të origjinës sepse këtu gjithçka është e freskët”, thotë Cakalli.

EMISIONET