"Kur ishte Enveri kishim, tani s'ka asgjë", Goricë e Madhe po braktiset, 35 vite pa ujë e kanalizime

Banorët e fshatit Goricë e Madhe prej të paktën 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit. Mungesa e furnizimit me ujë dhe e kanalizimeve, ua vështirësuar jetën.

“S’kemi as ujë as kanalizime, asgjë. Kur ishte Enveri kishim ujë, tani s’ka asgjë. Ka 35 vite.

Zgjedhja alternative e banorëve është mbushja e ujit në autobote dhe disa të tjerë me puse, por si duket edhe kjo alternativë nuk mjafton.

“E marrim ujin me çisterna, paguajmë nga 20 mijë” thotë një fshatar.

Vetëm 20 km larg qendrës së Pustecit, Gorica e madhe banohet vetëm disa familje pjesa më e madhe e tyre të moshuar, pasi të rinjtë kanë emigruar

“Ikin nga këtu se nuk ka as ujë e as kanalizime. Ikën të rinjtë vetëm për këtë, e ngelën pleqtë këtu. Kishim mbi 500 banorë e tani kanë ikur për shkak të mungesës së ujit Shkollat u mbyllën' thone fshatarët

Vetë kryetari i bashkisë së Pustecit, Pali Kolefski ka pranuar situatën e vështirë ndërsa shprehet se projekti për rikthimin e ujit të pijshëm është aktualisht në zbatim.

"Në shumicën e fshatrave të Bashkisë Pustecit nuk ka pasur ujë të pijshëm. Këtu përfshihet dhe fshati Goricë e madhe. Ata fillimisht e kishin zgjidhur vetë deri tani. Aktualisht po punohet me projektin e ujësjellësit që do të zgjidhet një herë e përgjithmonë problemi. Po ecet me ritme shumë të mira”

Deri në përfundimin e punimeve, siç duket, këta banorë do të vijojnë të mbeten pa ujë të pijshëm dhe kanalizime, përballë një situate të vështirë ku temperaturat arrijnë kulmin e tyre.

EMISIONET