Kur i ka thënë “Jo” Ramës, Ibrahimaj: Ka raste që patjetër ka pasur debate të forta

Kur i ka thënë “Jo” Ramës, Ibrahimaj: Ka raste

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj foli edhe për herët që i ka thënë “Jo” kryeministrit Rama.

Ajo tha se ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për vendimmarrje të caktuara në qeveri duke theksuar se duhet ruajtur situata makro-ekonomike.

Ibrahimaj: Ky është një vit i cili është i vështirë dhe ka para disa pasiguri që lidhen me vitin e ardhshëm dhe situatën globale. Ne kemi marrë vendimet që duhen marrë. Ka raste që patjetër ka pasur debate të forta për vendimmarrje të caktuara.

Jemi para një viti që duhet të rrisim buxhetin për ata që nuk mund të përballojnë kostot e jetesës, ndërsa nga ana tjetër duhet të ruajmë situatën makro-ekonomike. Vendimi më i vështirë është paketa dhe miksi i politikave që po marrim këtë vit me rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike dhe atyre me aftësi të kufizuara.

EMISIONET