Kur hapen negociatat? Osmani për Ora News: Nëse dështojmë në shtator, shanset në dhjetor

Vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut ka lënë pezull hapjen e negociatave për të dhe Shqipërinë.

Minsitri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një intervistë ekskluzive për Ora News me gazetaren Matilda Mcini tha se fundi i këtij muaji është vendimtar për një vendimarrje.

Nëse nuk ndodh kjo, sipas tij shanset më të mëdha janë në dhjetor, ku si Maqedonia e Veriut ashtu dhe Bullgaria do të kenë dalë nga proceset zgjedhore.

Osmani: Fillimisht është shtatori ku do të jetë Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Europian, ku janë ministrat e Europës, aty merret vendimi formal. 6 tetori nuk është samit vendimmarrës, është më tepër për të dhënë mesazh inkurajimi siç ishte i Sofjes por nuk është Samit ku merren vendime. 6 tetori duhet të jetë Samit ku duhet të festohet suksesi i integrimit të rajonit përmes një vendimi që duhet të merret në shtator.

Targeti jonë i parë është shtatori, të gjithë po punojmë që në këtë mbledhje që duhet të mbahet nga fundi i shtatorit, 26-27, aty duhet të bëhet përpjekja e parë. Sa do të jetë e gatshme Bullgaria në kushtet kur ka rishpallur zgjedhjet, kur është në fushatë zgjedhore, ne jemi në fushatë zgjedhore për shkak se me 17 tetor kemi zgjedhjet lokale por ne po punojmë sikur nuk kemi datë tjetër, por vetëm, shtatorin.

Nëse dështon shtatori mbetet nëntori dhe dhjetori, përsëri Bullgaria zgjedhjet i ka me 14 nëntor, ato presidenciale. Lë një hapësirë që në dhjetor mund të kemi një dritare të shkurtër prej disa ditëve ku të dy vendet i kemi përfunduar zgjedhjet, mund të fokusohemi terësisht në tejkalimin e dallimeve.

EMISIONET